Policia e Hong Kongut rrah protestuesit me shkopinj gome - Bota Sot
Policia e Hong Kongut rrah protestuesit me shkopinj gome

Azia

Policia e Hong Kongut rrah protestuesit me shkopinj gome

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 08:47
Foto

Policia e Hong Kongut ka hyrë papritmas në stacionin e metros dhe ka përdorur shkopinj gome për t’i rrahur udhëtarët në kohën kur janë shtuar përleshjet e dhunshme mes palëve që nga fillimi i protestave para 13 javësh.

Lai, 31 vjeç, i cili po kthehej në shtëpi pas protestave, ndodhej në një tren kur i pa 20 policë duke ardhur në stacion. Pesë apo gjashtë prej tyre u futën në vagonin ku ishte ai. “Të gjithë filluan të bërtasin “Ata po vijnë, ata janë të çmendur”. Fillova të vrapoj. I pashë policët duke e goditur një person në kokë me shkopinj gome, ndonëse ai ishte gjunjëzuar në një qoshe”, tha ai.

Në pamjet e publikuara në internet shihet se si policia përdori sprej kundër syve, i ndoqi dhe i arrestoi protestuesit dhe i urdhëroi të qëndrojnë në gjunjë të kthyer kah muri. Një burri madje i rridhte gjaku nga koka.

Përmes një deklarate, policia njoftoi se forcat e rendit u futën në stacion pasi protestuesit e kishin dëmtuar një qendër për shërbim të klientëve dhe i kishin sulmuar disa persona.

Sipas deklaratës së policisë, 40 persona janë arrestuar në këtë stacion. Aty gjithashtu thuhet se dy policë kanë qenë të detyruar të qëllojnë në ajër pasi ishin rrethuar nga protestuesit që po mundoheshin t’ua merrnin pistoletat.

Përleshjet e së shtunës ndodhën pas gati tre muajve të protestave masive, të nxitura nga projektligji për ekstradimin e qytetarëve të Hong Kongut në Kinë. Kjo është një nga krizat më të mëdha politike që kanë ndodhur në histori të këtij vendi, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...