Shpallet qyteti më i vizituar në botë

Azia

Shpallet qyteti më i vizituar në botë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:44
Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkoku

Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkoku, është shpallur qyteti më i vizituar në botë.

Kompania financiare me qendër në SHBA, Mastercard, ka publikuar “Indeksin Global të Qyteteve të Destinuara 2019” në mbarë botën, duke u bazuar në të dhënat e vitit 2018.

I vizituar nga afër 23 milionë vizitorë ndërkombëtarë vitin e kaluar, Bangkoku ka zënë vendin e parë në vitiN 2019 në listën e 200 qyteteve, ndërkohë që qytetet turke Stambolli dhe Antalya gjenden në mesin e dhjetë qyteteve të para.

Stambolli gjendet në vendin e tetë me 13,4 milionë vizitorë të huaj, kurse Antalia në vendin e dhjetë me 12,4 milionë.

Pas Bangkokut radhiten Parisi me 19,1 milionë vizitorë të huaj, Londra me 19,09 milionë, Dubai me 15,9 milionë, Singapori me 14,6 milionë, Kuala Lumpur me 13,7 milionë, Nju Jorku me 13,6 milionë, Stambolli me 13,4 milionë, Tokio me 12,9 milionë dhe Antalya me 12,4 milionë vizitorë.

Në listën e përgatitur nga të dhënat të siguruara nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit dhe Unioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror, janë vlerësuar numri total i vizitorëve që kanë kaluar natën në qytetet e vizutuara dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.

Në listën në të cilën Bangkoku për herë të katërt renditet në vendin e parë, Dubai kryeson në aspektin e shpenzimeve të vizitorëve që kanë kaluar të paktën një natë.

Në vitin 2018, vizitorët e huaj kanë shpenzuar gjithsej 30,82 miliardë dollarë në Dubai.

Dubai ndiqet nga Meka me 20,09 miliardë dollarë, Bangkoku me 20,03 miliardë, Singapori me 16,56 miliardë, Londra me 16,47 miliardë, New Yorku me 16,43 miliardë, Parisi me 14,06 miliardë, Tokjo me 13,77 miliardë, Palma de Mallorca me 12,69 miliardë dhe Puket me 12,01 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat