Së paku 18 të vrarë nga sulmet ajrore ndaj militantëve në Siri

Azia

Së paku 18 të vrarë nga sulmet ajrore ndaj militantëve në Siri

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Të paktën 18 militantë janë vrarë nga sulmet ajrore që kishin cak forcat e përkrahura nga Irani dhe grupet aleate të tyre. Lajmin e bëri të ditur një grup monitorues i luftës.

Monitoruesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani njoftoi të hënën se sulmet ajrore nga aeroplanë të paidentifikuar ndodhën në rajonin Al-Bukamal, afër kufirit me Irakun.

Kjo organizatë tha se cak i sulmeve ishin pikat e kontrollit, automjetet ushtarake dhe depot ushtarake, me ç’rast janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Monitoruesi tha se numri i viktimave nga këto sulme ajrore mund të rritet.

Izraeli e cilëson Iranin si kërcënimin më të madh dhe javëve të fundit i ka sulmuar caqet e lidhura me këtë shtet në Siri, Irak dhe Liban.

Irani dhe Rusia i kanë dhënë mbështetje të madhe presidentit sirian, Bashar al-Assad gjatë luftës civile në Siri. Lufta kishte filluar me shtypjen e protestave nga forcat qeveritare në mars të vitit 2011, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat