40 për qind më pak turistë vizitojnë Hong Kongun në gusht

Azia

40 për qind më pak turistë vizitojnë Hong Kongun në gusht

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Ardhja e turistëve në Hong Kong ra gati me 40 për qind në gusht, që është një pengesë edhe më serioze krahasuar me një rënie prej 5 për qind në korrik, tha sekretari i Financave i Hong Kongut Paul Chan.

Kjo, sipas Reuters, do të thotë se protestat antiqeveritare që kanë vazhduar në Hong Kong për muaj të tërë kanë shkaktuar dëme për sektorin e turizmit.

Shkalla e mbushjes së hoteleve në disa vende është pothuajse përgjysmuar, ndërsa normat e dhomave kanë rënë nga 40 në 70 për qind, shkruan Chan në blogun e tij.

Në korrik, numri i mbërritjeve të turistëve ra 4.8 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që ishte rënia e parë vjetore që nga janari 2018 dhe rënia më e lartë e përqindjes që nga gushti 2016.

Tregtia me pakicë në Hong Kong ka rënë më shumë që nga korriku 2016, si rezultat i protestave antiqeveritare.

Protestat në Hong Kong, të cilat kanë qenë një nga sfidat më të mëdha për presidentin kinez Xi Jingping që nga ardhja në pushtet më 2012, filluan në qershor kundër një ligji për ekstradim që lejon të dyshuarit të gjykohen në vendin e tyre amë - Kinë.

Ligji, ndërkohë, u pezullua, por protestat u përshkallëzuan në një luftë më të gjerë për demokracinë në ish-koloninë britanike që u kthye nën kontrollin kinez më 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat