Lufta në Siri: Sulmet ajrore godasin milicitë e lidhura me Iranin - Bota Sot
Lufta në Siri: Sulmet ajrore godasin milicitë e lidhura me Iranin

Azia

Lufta në Siri: Sulmet ajrore godasin milicitë e lidhura me Iranin

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:41
Siri - foto arkivi

Avionët luftarakë kanë goditur pozicionet e milicive të mbështetura nga Irani, pranë kufirit të Sirisë me Irakun, thanë aktivistët.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut - grup monitorues me seli në Londër - tha se së paku 18 luftëtarë iranianë dhe pro-iranianë janë vrarë.

Mbetet e paqartë se kush i kreu sulmet në dhe përreth qytetit Albu Kamal.

Por, Izraeli ka kryer qindra sulme të ngjashme mbi caqe të lidhura me Iranin në Siri, gjatë luftës civile të këtij vendi.

Ai thotë se përpiqet t'i shkatërrojë "fortifikimet ushtarake" të Iranit në Siri dhe dërgesat e armëve iraniane të grupet militante, siç është Hezbollahu në Liban.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut citoi burimet e tij të kenë thënë se avionët e paidentifikuar ushtarakë kanë bombarduar baza, depo armësh dhe automjete që u përkisnin milicive të lidhura me Iranin.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011, fillimisht si kryengritje kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Mbi 400,000 njerëz janë vrarë në luftimet që më pas kanë përfshirë forca të ndryshme nga brenda dhe jashtë Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...