Studentët e Hong Kong-ut përsëri protestojnë

Azia

Studentët e Hong Kong-ut përsëri protestojnë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:36
Foto

Shkollat e mesme të Hong Kong-ut janë bërë fusha e fundit ideologjike për protestuesit pro demokracisë me mijëra studentë që marrin pjesë në mitingje të zinxhirit njerëzor që prej fillimit të vitit të ri akademik, shkruan AFP.

Tam, 16 vjeç, ndodhej jashtë shkollës së tij në rrethin Yau Ma Tei të Hong Kongut, në fillim të kësaj jave, ku ai dhe dhjetëra shokë të tjerë të klasës lidhnin duar në atë që është bërë një ritual i përditshëm në të gjithë qytetin gjysmë-autonome kinez.

Këto demonstrime të zinxhirit njerëzor, në të cilat nxënësit formojnë linja të gjata dhe parulla, janë mënyra më e fundit që rinia e qytetit ka zgjedhur të shprehë mbështetje për protestat pro-demokracisë që kanë zhytur qendrën financiare në krizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat