OBI do të diskutojë për planet e Netanyahut për aneksim

Azia

OBI do të diskutojë për planet e Netanyahut për aneksim

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:41
Një protestues palestinez, gjatë përleshjeve me trupat izraelite në afërsi të Ramallahut. Bregu Perëndimor, prill, 2018.

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të dielën, për të diskutuar lidhur me njoftimin e Izraelit se ka qëllim që të aneksojë zona në Bregun Perëndimor, tha sot Ministria e Jashtme e Turqisë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se të zbatojë sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe Detin e Vdekur verior nëse ai merr edhe një mandat si kryeministër pas zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen javën e ardhshme në Izrael.

Shtetet në Lindjen e Mesme dhe fuqitë evropiane kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këtë plan të kryeministrit izraelit.

Ministrat e jashtëm arabë po ashtu kanë dënuar planet e Izraelit, duke i cilësuar si “agresion”, që do të mund të minonte çdo shans që të arrihet ndonjë marrëveshjeje paqeje ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Në njoftimin e sotëm, Ministria e jashtme turke tha se Organizata për Bashkëpunim Islamik do të takohet në Jaeddah për të diskutuar “deklaratat e Netanyahut mbi qëllimet e tij për të aneksuar Luginën e Jordanisë dhe vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor të ngritura nga Izraeli”.

Rreth 65 mijë palestinezë dhe 11 mijë izraelitë jetojnë në Luginën e Jordanisë dhe Detit të Vdekur verior.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat