Eskalon protesta në Hong Kong, policia përdor ujë e gaz lotsjellës

Azia

Eskalon protesta në Hong Kong, policia përdor ujë e gaz lotsjellës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:19
Protesta në Hong Kong

Policia në Hong Kong ka përdorur kamionë me ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit që i sulmonin forcat e sigurisë me bomba me benzinë dhe tulla. Përleshja mes dy palëve ndodhi afër zyrave qeveritare të rajonit me autonomi të pjesshme nga Kina.

Dhuna shpërtheu pasi mijëra protestues anti-qeveritarë i mbushën rrugët në kundërshtim me vendimin e policisë për ndalimin e tubimeve publike.

Në pjesën e parë të ditës së diel, qindra protestues ishin tubuar para Konsullatës Britanike, duke kërkuar nga Britania e Madhe që t’i bëjë presion Kinës për t’i respektuar të drejtat e garantuara sipas marrëveshjes së vitit 1997 për tranzicionin e pushtetit.

Image

Protestat masive nisën para pesëmbëdhjetë javësh për shkak të një projektligji për ekstradi, me të cilin qytetarët e dyshuar për krime do të mund të ekstradoheshin në Kinë. Qeveria tashmë e ka tërhequr këtë projektligj, por protestuesit kanë shtruar kërkesa të tjera.

Për javën e dytë me radhë, disa protestues mbanin në duar edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe bënin thirrje që presidenti Donald Trump ta çliroj Hong Kongun.

Image

Protestuesit ia vunë flakën një kamioni të policisë përmes një bombe me benzinë, ndërsa policia i lagu protestuesit me ujë me ngjyrë të kaltër, i cili shërben për t’i identifikuar protestuesit më vonë, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat