Netanyahu mban mbledhje të kabinetit në territorin palestinez

Azia

Netanyahu mban mbledhje të kabinetit në territorin palestinez

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbajtur takimin përfundimtar me kabinetin e tij para zgjedhjeve. Ky takim u mbajt në territorin palestinez të Bregut Perëndimor vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në të cilat ai do të luftojë për mbijetesë politike, por ndoshta edhe për lirinë e vet.

I gjendur në një garë të ashpër dhe i përballur me rrezikun nga akuzat për korrupsion, kryeministri izraelit premtoi javën e kaluar se do ta zgjerojë territorin e Izraelit në Ultësirën e Jordanisë dhe vendbanimet e Bregut Perëndimor. Ky veprim do t’i izolonte edhe më shumë palestinezët në enklavat e tyre.

I rrethuar nga ministrat në një tavolinë të mbushur me flamuj izraelitë në Mevo’ot Yericho, Netanyahu tha të dielën se aneksimi i Ultësirës së Jordanisë është garanci se ushtria e Izraelit do të jetë aty përgjithmonë dhe se zgjerimi i territorit në drejtim të lindjes do t’i ofrojë vendit thellësi strategjike.

Kjo ishte hera e parë në gati dy dekada që qeveria e këtij shteti mban takim në territoret e pushtuara, ku më shumë se 2.5 milionë palestinezë jetojnë nën pushtimin ushtarak në mesin e rreth 600 mijë izraelitëve.

Netanyahu ka thënë se do ta shpallë aneksimin e territoreve të reja pas zgjedhjeve dhe la të kuptohet se një gjë e tillë tashmë ka mundur të jetë miratuar nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se presidenti amerikan pritet ta publikojë së shpejti planin e tij të paqes për Lindjen e Mesme, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat