Së paku 12 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga përmbytja e anijes në Indi - Bota Sot
Së paku 12 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga përmbytja e anijes në Indi

Azia

Së paku 12 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga përmbytja e anijes në Indi

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një anije turistësh është përmbytur në një lumë në pjesën jugore të Indisë të dielën, duke lënë të vdekur 12 persona. Një zyrtar indian tha se 35 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Ministrja e brendshme e rajonit Andra Pradesh, Mekathoti Sucharita, tha se në anijen e përmbytur ndodheshin 61 njerëz, 11 anëtarë të ekuipazhit dhe 50 pasagjerë, të gjithë qytetarë të Indisë. Anija u përmbyt në lumin Godavari.

Autoritetet e kanë nisur një operacion për kërkimin dhe gjetjen e personave të zhdukur. Ministrja rajonale tha se peshkatarët lokalë i kanë shpëtuar 14 persona që i kishin veshur jelekët shpëtues.

Ministrja Sucharita tha se anijeve të turistëve u është ndaluar lundrimi në këtë lumë për shkak të vërshimeve të fundit dhe nuk është e qartë se si kjo anije kishte arritur të marrë turistë dhe ta nisë lundrimin.

Incidentet me anije nuk janë të rralla në Indi. Në maj të vitit 2018, 30 njerëz humbën jetën kur një anije e ngjashme ishte fundosur afër vendit të tragjedisë së të dielës, shkruan “Independent”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...