Protestuesit në Hong Kong këndojnë himnin e Britanisë së Madhe - Bota Sot
Protestuesit në Hong Kong këndojnë himnin e Britanisë së Madhe

Azia

Protestuesit në Hong Kong këndojnë himnin e Britanisë së Madhe

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Protestuesit anti-qeveritarë në Hong Kong e kanë kënduar të dielën himnin e Britanisë së Madhe, të titulluar “God save the Quenn”, pranë konsullatës britanike në këtë qytet para se të shpërthente dhuna gjatë përleshjeve me policinë.

Në valën më të madhe të protestave që nga tërheqja e projektligjit për ekstradim nga kryetarja e qytetit, policia i sulmoi protestuesit me ujë me ngjyrë në mënyrë që t’i identifikojë dhe t’i arrestojë ata më vonë.

Policia përdori edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa aktivistët u kundërpërgjigjën me koktej molotovi dhe tulla ndaj barrierave të policisë pranë ndërtesave qeveritare.

“Ndihem që kjo është detyra jonë. Qeveria dëshiron të na bllokojë me vendimin për ndalimin e protestave, por dua të them që populli nuk do të frikësohet”, tha protestuesja 50 vjeçe, Winne Leung.

Protestuesit u dëgjuan të dielën duke brohoritur “Britani, mbroje Hong Kongkun”, ndërsa disa të tjerë e kënduan himnin e këtij shteti.

Protestat në Hong Kong filluan para 15 javësh për shkak të projektligjit për ekstradim. Pavarësisht se ky projektligj u tërhoq, protestuesit tashmë kanë edhe kërkesa të tjera, përfshirë dorëheqjen e kryetares së qytetit, shkruan “Independent”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...