Irani kap një anije që thotë se kontrabandonte naftë - Bota Sot
Irani kap një anije që thotë se kontrabandonte naftë

Azia

Irani kap një anije që thotë se kontrabandonte naftë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:03
Gjiri Persik - foto arkivi

Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur se ka konfiskuar një anije në Gjirin Persik, duke thënë se ajo po kontrabandonte naftë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia e lajmeve ISNA citoi komandantin e Korpusit të Pestë Detar në qytetin Bandar Lengeh të ketë thënë se anija u kap pranë ishullit iranian, Tunb i Madh.

Sipas burimit të njëjtë, anija po kontrabandonte 250,000 litra naftë.

"Ekuipazhi i këtij zinxhiri u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve gjyqësore në provincën jugore Hormozgan", tha komandanti Sardar Azami.

Këto raporte përkojnë me rritjen e tensioneve ndërkombëtare pas një sulmi në fundjavë në një rafineri të madhe të naftës në Arabinë Saudite - armikun rajonal të Iranit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën rebelët Huthi në Jemen, por Shtetet e Bashkuara e fajësuan drejtpërdrejt Iranin. Ky i fundit i hodhi poshtë akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...