Koalicioni ushtarak: Sulmi ndaj objekteve saudite të naftës u krye me armë iraniane - Bota Sot
Koalicioni ushtarak: Sulmi ndaj objekteve saudite të naftës u krye me armë iraniane

Azia

Koalicioni ushtarak: Sulmi ndaj objekteve saudite të naftës u krye me armë iraniane

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton lëvizjen Huti në Jemen ka njoftuar se sulmi ndaj objekteve saudite të naftës u krye me armë iraniane dhe se nuk kishte origjinë nga Jemeni.

Këto janë rezultatet e një hetimi paraprak të njoftuar nga një zëdhënës i koalicionit, Turki el Malki, në një konferencë shtypi në Riad.

Ai tha se hetimi për sulmin, përgjegjësinë për të cilin e morën Huti, është ende në vazhdim, dhe se autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se nga ku nisi sulmi, raporton Reuters.

Dy ditë pas sulmit në objektet e naftës “Saudi Armako”, udhëheqësit ekonomikë dhe politikë në botë po diskutojnë implikimet për tregun e lëkundshëm të naftës, dhe se si do të zhvillohet situata pasi SHBA pretendon se Irani qëndron pas sulmit, dhe jo Huti, të cilët kanë marrë përgjegjësi.

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar imazhe satelitore, si dhe pretendime të inteligjencës që Irani është fajtor për sulmet ndaj objekteve të naftës saudite.

Irani hodhi poshtë çdo përfshirje në sulmet e së shtunës.

Sulmi ndaj ‘Saudit Armako’ ka paralizuar prodhimin e më shumë se gjysmës së eksporteve globale ditore të Arabisë Saudite dhe më shumë se pesë për qind të prodhimit të përditshëm të naftës bruto në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...