Talibanët e gatshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes me SHBA-në

Azia

Talibanët e gatshëm për rifillimin e bisedimeve të paqes me SHBA-në

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:20
Harta e Afganistanit

Grupi militant taliban i ka thënë BBC-së se "dyert e tyre janë të hapura" nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron të rifillojë bisedimet e paqes në të ardhmen.

Kryenegociatori, Mohammad Abbas Stanikzai, këmbënguli se negociatat mbetën "mënyra e vetme për paqen në Afganistan" gjatë një interviste për BBC.

Deklaratat e tij vijnë një javë pasi Trump i shpalli bisedimet "të vdekura".

Në fillim të këtij muaji, të dyja palët dukej të ishin afër një marrëveshjeje për t'i dhënë fund konfliktit 18-vjeçar.

Trump madje kishte ftuar liderët e talibanëve dhe presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, për t'u takuar në SHBA më 8 shtator.

Por, një sulm i talibanëve në kryeqytetin Afganistan, Kabul më 6 shtator, i cili vrau një ushtar amerikan dhe 11 persona të tjerë, bëri që Trump të tërhiqej, duke thënë se grupi "ndoshta nuk ka fuqinë për të negociuar" nëse nuk ishin në gjendje të pajtoheshin një armëpushim gjatë bisedimeve.

Të martën vonë, sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, lëshoi një deklaratë e cila dënon sulmet e fundit të talibanëve, duke thënë se grupi "duhet të fillojë të demonstrojë një angazhim të vërtetë për paqen".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat