Irani fajëson ShBA-në dhe Arabinë Saudite për konfliktet në rajon

Azia

Irani fajëson ShBA-në dhe Arabinë Saudite për konfliktet në rajon

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:45
Hassan Rouhani

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë të mërkurën se vendi i tij nuk dëshiron konflikt në rajon, ndërsa ministri i mbrojtjes, Amir Hatami, tha se Tehrani nuk është i përfshirë në sulmet e stacioneve të naftës në Arabinë Saudite.

Rouhani i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite për fillimin e luftës katërvjeçare në Jemen.

“Ne nuk duam konflikt në rajon. Kush e nisi konfliktin? Jemenasit jo. E nisën Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerikan, disa shtete evropiane dhe regjimi zionist (Izraeli)”, tha Rouhani për mediet iraniane.

Rouhani tha se rebelët e grupit “Houthi” i kanë sulmuar stacionet e naftës në Arabinë Saudite në fundjavë si paralajmërim pas sulmeve në spitale, shkolla dhe dyqane në Jemen, të cilat besohet se janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët.

Në anën tjetër, autoritetet e Arabisë Saudite kanë thënë se do të ofrojnë dëshmi që tregojnë se Irani qëndron prapa sulmit të tmerrshëm në industrinë e naftës.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi “Houthi”, i cili ka thënë se në këtë sulm ka përdorur dronë kundër kompanisë shtetërore të naftës në Arabinë Saudite, Aramco, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat