Shefi negociator i K.Veriore mirëpret propozimin e Trumpit për çështje bërthamore

Azia

Shefi negociator i K.Veriore mirëpret propozimin e Trumpit për çështje bërthamore

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:27
Kim Yong Un

Shefi negociator për çështje bërthamore në Korenë Veriore, Kim Myong Gil ka mirëpritur të premten propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për zbatim të një “metode të re” në bisedimet bërthamore me Phenjanin.

Kim Myong Gil ka përshëndetur “vendimin e mençur politik” të Trumpit, për t’iu qasur bisedimeve të bllokuara pa “një problematik” në administratën amerikane, referencë që duket se i është bërë John Boltonit, i cili është shkarkuar ditë më parë nga pozita e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.

Përpjekjet e Trumpit për të negociuar me Korenë Veriore kanë dështuar në muajin shkurt, pas ndjekjes së këshillës së Boltonit në samitin e dytë në Hanoi, duke i dhënë liderit verikorean, Kim Jong-un një letër me kërkesë për të transferuar të gjitha armët bërthamore të Phenjanit në Shtetet e Bashkuara.

Koreja Veriore ka refuzuar kërkesën e Boltonit, duke e konsideruar atë si “manjak të luftës”.

Trump ka thënë se Bolton ka bërë gabime, duke përfshirë ofendimet ndaj liderit verikorean, duke i kërkuar që të ndjekë “modelin e Libisë”, dhe të dorëzojë të gjitha armët.

Negociatori verikorean për çështje bërthamore ka thënë se dëshiron të jetë “optimist” se Shtetet e Bashkuara do të prezantojnë “metodën e duhur kalkuluese në negociatat e ardhshme”.

Kjo deklaratë edhe ka bërë të ditur se Kim Myong Gil do të jetë shefi i ri negociator verikorean për çështje bërthamore, i cili më parë ka qenë ambasador i këtij shteti në Vietnam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat