Në Egjipt kërkohet shkarkimi i presidentit - Bota Sot
Në Egjipt kërkohet shkarkimi i presidentit

Azia

Në Egjipt kërkohet shkarkimi i presidentit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:22
Abdul Fattah al-Sisi

Gaz lotsjellës është gjuajtur për të shpërndarë demonstruesit në Egjipt, në disa nga protestat e para qëkur presidenti Abdul Fattah al-Sisi mori pushtetin në 2014-n.

Qindra egjiptianë mbushën Sheshin Tahrir në Kajro, një vend kyç i Revolucionit Egjiptian të 2011-s. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Sisi. Protestat janë mbajtur në përgjigje të akuzave për korrupsion kundër qeverisë.

Demonstrata u raportuan gjithashtu në qytetin e dytë më të madh të Egjiptit, Alexandria, si dhe në Suez. Në vitin 2013, Sisi udhëhoqi grusht-shtetin kundër presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohamed Morsit, pas protestave kundër sundimit të tij.

Egjiptianët votuan për ndryshimet kushtetuese në prill, për t’ia zgjatur mandatin Sisit deri në vitin 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...