Irani formon koalicionin e vet të sigurisë në Gjirin Persik

Azia

Irani formon koalicionin e vet të sigurisë në Gjirin Persik

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka njoftuar se vendi i tij do të formojë koalicionin e vet të sigurisë në Gjirin Persik dhe do të ftojë vendet e tjera që të bashkohen me të, pasi SHBA dërgon gjithnjë e më shumë trupa në Arabinë Saudite dhe udhëheq koalicionin e vet ushtarak në rajon.

Përpara nisjes së tij për Asamblenë e Përgjithshme të KB në Nju Jork, Rouhani tha se Irani do të nxiste "të gjitha shtetet detare të Gjirit" të bashkohen me koalicionin e tij për të "garantuar sigurinë e rajonit".

Ai shtoi se nisma, detajet e së cilës do t’i paraqesë në Kombet e Bashkuara, nuk është e kufizuar vetëm në çështje të sigurisë, por gjithashtu mbulon bashkëpunimin ekonomik.

Sipas Rouhani, koalicioni është një plan për paqe afatgjatë në rajon.

Nisma e Rouhanit vjen në mes të tensioneve të ngritura në Lindjen e Mesme pas një seri sulmesh, duke përfshirë fabrikën e naftës në Arabinë Saudite, për të cilën SHBA akuzoi Iranin, i cili ka hedhur poshtë akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat