19 njerëz të vdekur dhe qindra të lënduar pas tërmetit shkatërrues

Azia

19 njerëz të vdekur dhe qindra të lënduar pas tërmetit shkatërrues

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:07
Pakistan

Një tërmet me 5.8 shkallë ka goditur Pakistanin lindor, duke vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 300.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Mirpur, në Kashmir të administruar nga Pakistani. Fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një goditje rrënuese në një rrugë kryesore në zonë, dhe shtëpi të shkatërruara pjesërisht.

Shkalla e plotë e dëmit nuk dihet ende. Mijëra njerëz vdiqën në një tërmet të fuqishëm në zonë në 2005.

Ushtria e Pakistanit tha se ekipet “e aviacionit dhe ndihma mjekësore” ishin dërguar në zonë.Pas tërmetit të së martës, dridhjet u ndjenë aq larg sa kryeqytetet e Pakistanit dhe të Indisë, Islamabad dhe Delhi respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat