Tërmet prej 5.8 ballësh, 25 viktima e 450 të lënduar në Kashmir

Azia

Tërmet prej 5.8 ballësh, 25 viktima e 450 të lënduar në Kashmir

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:49
Kashmir

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 450 të tjerë kanë mbetur të lenduar nga një tërmet i fuqishëm që goditi Kashmirin dhe Pakistanin ditën e martë.

Lëkundjet me magnitudë 5.8 dhe intensitet deri 7 ballë shembën urat, shkollat, kishat dhe shtëpitë e banorëve, shkulën shtyllat e tensionit dhe çanë rrugët për makina në zonat midis Kashmirit dhe Pakistanit.

Në rajonin e Mirpurit, ku u shënua numri më i madh i viktimave, qindra persona morën pjesë të mërkurën në ceremonitë e varrimit.

Më i vogli ndër ta ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Kan, nëpërmjet rrjeteve sociale ngushëlloi familjarët dhe urdhëroi vlerësimin e dëmeve dhe ndihmave.

Ndërsa përfunduan operacionet e kërkim-shpëtimit nga ana e ushtrisë, shumë vendës zgjodhën që natën ta kalojnë jashtë banesave prej frikës nga paslëkundjet.

Më të prekurve në zonën e Kashmirit të administruar nga Pakistani u janë siguruar ushqime dhe vendstrehime të përkohshme.

Një tërmet edhe më vdekjeprurës goditi rajonin në vitin 2005.

Zhvendosja e masave nëntokësore formoi lëkundje me forcë 8 ballë, duke u marrë jetën mbi 80 mijë personave, nga të cilët 19 mijë fëmijëve që po ndiqnin mësimin në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat