Kryeministri i Pakistanit paralajmëron OKB’në për një luftë të mundshme nukleare në Kashmir

Azia

Kryeministri i Pakistanit paralajmëron OKB’në për një luftë të mundshme nukleare në Kashmir

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:39
Imran Khan

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë se ai ka qenë duke tentuar që ta rrisë alarmin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara këtë javë për rrezikun e shpërthimit të një lufte nukleare mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit.

India dhe Pakistani ishin afër konfliktit gjatë muajit shkurt kur India bombardoi në një pjesë të territorit pakistanez për herë të parë pas gjysmë shekulli. Pas këtij rasti, aeroplanët luftarakë të të dyja vendeve shpesh herë ishin afër përplasjeve.

Tensionet u ulën kur pala pakistaneze liroi një pilot indian të kapur. Por ato u rritën përsëri pasi që India ia hoqi autonominë rajonit të Kashmirit dhe që nga muaji gusht e vendosi atë nën kontrollin direkt të qeverisë. India me këtë rast zhvendosi qindra mijëra trupa ushtarake në rajon duke bërë mijëra arrestime.

Khan tha se vendimi i Indisë është si pasojë e ideologjisë nacionaliste hinduiste e që udhëhiqet nga një njeri ‘fashist’ i quajtur Nerandra Modi, shkruan The Guardian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat