Përplasje në Hong Kong mes protestuesve e policisë

Azia

Përplasje në Hong Kong mes protestuesve e policisë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:51
Hong Kong

Në Hong Kong ajo që nisi si një protestë paqësore e mijëra personave, përfundoi në përleshje këtë të shtune në mbrëmje, ndërsa policia përdori ujë e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që sulmuan me molotovë e gurë.

Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për tëshënuar përvjetorin e pestë të asaj që njihet si “Lëvizjae Ombrellave”, një lëvizje që dështoi, por që hodhi bazatpër protestat masive që kanë përfshirë aktualisht qendrën nanciare.

Të shtunën dhjetëra mijëra vetë u dyndën në një park jashtë parlamentit të qytetit, që ishte vendngjarja e protestave të vitit 2014.

Por një turmë e vogël aktivistësh të një linje të ashpër me maska në fytyrë hodhën gurë e molotov ndaj zyrave të qeverisë qendrore.

Policia u përgjigj duke hedhur në drejtim të tyre ujë, e gaz lotsjellës, gjë që çoi në shpërndarjen e shpejtë të turmës së rebeluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat