Kina ndërton ‘diellin artificial’ që arrin temperaturë prej 180 milionë gradëve, në përpjekje të krijojë energji të lirë pa limit

Azia

Kina ndërton ‘diellin artificial’ që arrin temperaturë prej 180 milionë gradëve, në përpjekje të krijojë energji të lirë pa limit

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Është ndërtuar në Kinë ‘dielli artificial’ që lëshon nxehtësi gjashtë herë më të madhe, se sa korja e yllit më të afërt me ne.

Reaktori modern është projektuar që të kopjojë mënyrën e funksionimit të diellit, si pjesë e një projekti për të kthyer hidrogjenin në energji të gjelbër me kosto efektive

Makineria arriti moment historik këtë javë, duke arritur për herë të parë temperaturën prej 180 milionë gradëve Celsius, që besohet të jetë pika kur edhe ndodhë bashkimi bërthamor.

Pjesë e makinerisë që krijon energjinë e lart

Shkencëtarët në mbarë botën, janë përfshirë në garën për të ndërtuar reaktorin e parë operacional, të fuzionit bërthamor. Synimi kryesor është krijimi i një burimi me energji të pastër dhe të pakufizuar, që do ishte zgjidhja për ndryshimet e pafundme klimatike.

Hulumtuesit e Institutit të Shkencave Fizike Hefei në Kinë, deklaruan më parë se arritën që me këtë makineri, të arrijnë temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius.

Gjë që mjafton për ta nxitur grimcat e deuteriumit dhe tritiumit, që të aktivizohen dhe shpërthejnë në energjinë e fuqishme.

Ky proces ofron energji pa limit dhe shumë të lirë, është shumë e sigurt në përdorim, duke mos lënë aspak mbetje të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat