Talibanët të gatshëm të rifillojnë bisedimet e paqes

Azia

Talibanët të gatshëm të rifillojnë bisedimet e paqes

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 13:38
Kryenegociatori taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar.

Një delegacion i lartë i talibanëve u takua me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi në Islamabad, në një përpjekje për të ringjallur bisedimet e paqes.

Delegacioni paraprakisht kishte qëndruar në Rusi, Kinë dhe Iran.

Muajin e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një proces i gjatë bisedimesh që në epiqendër kishin përfundimin e luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Presidenti Trump me këtë rast kishte thënë se "nëse ata (talibanët) nuk mund të pajtohen për armë-pushim gjatë këtyre bisedimeve shumë të rëndësishme për paqe, si dhe janë në gjendje të vrasin 12 persona të pafajshëm, atëherë nuk kanë fuqi për të negociuar një marrëveshje të mirëfilltë”.

Trump anulon bisedimet për paqe me Afganistanin pas sulmit në Kabul

Qureshi i tha delegacionit të talibanëve se "Pakistani do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet për të arritur një paqe të përhershme në Afganistan, e cila ishte thelbësore edhe për zhvillimin dhe përparimin socio-ekonomik të Pakistanit".

Zëdhënësi i talibanëve, Sohail Shaheen, i tha Radios Evropa e Lirë se grupi është gati për një rifillim të bisedimeve me Uashingtonin.

Përfaqësuesit e talibanëve arritën në Islamabad në një kohë kur edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, po qëndron për konsultime në Pakistan.

Një nga pikat e saj kryesore të negociatave midis amerikanëve dhe talibanëve ishte një tërheqje graduale e trupave të huaja në këmbim të garancive të sigurisë nga ana e talibanëve, përfshirë këtu edhe mos lejimin që Afganistani të bëhet strehë për elementet terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat