Protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Irakun ditët e kaluara e kanë çuar në 60 numrin e të vdekurve.
Sikurse raporton BBC shifra është dyfishuar në 24 orët e kaluara, ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë janë rritur.
Policia tha se "snajperë të paidentifikuar" kishin vrarë katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.
Kryeministri Adel Abdel Mahdi më herët tha se "kërkesat e ligjshme" të protestuesve ishin dëgjuar, por apeloi për qetësi.
Protestat spontane shpërthyen të martën pas zhgënjmit të qytetarëve për nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Irak.