Nuk ju nënshtrua presionit, gjyqtari bën drejtësi dhe më pas qëllon veten në gjykatë

Azia

Nuk ju nënshtrua presionit, gjyqtari bën drejtësi dhe më pas qëllon veten në gjykatë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një gjykatës tajlandez qëlluar veten në një sallë gjyqi pasi mbajti një fjalim të rrallë për sistemin e drejtësisë në vend.

Kanakorn Pianchana liroi pesë burra myslimanë të premten, para se të bënte thirrje për procese gjyqësore të paanshme dhe të drejta.

Ai më pas bëri betimin për drejtësi, nxori pistoletën dhe qëlloi veten në gjoks.

Por gjyqtari mbijetoi dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Përpjekja e tij për vetëvrasje mendohet se kishte të bënte me ndërhyrjen e pretenduar në çështjen që ai po gjykonte.

Gjykatësi punon në gjykatën Yala që është goditur nga kryengritjet në Tajlandë.

Pasi liroi 5 burrat e akuzuar për vrasje, ai ju drejtua gjykatës me një fjalim që e tha live në Facebook.

"Ju duhen prova të qarta dhe të besueshme për të ndëshkuar dikë. Pra, nëse nuk jeni i sigurt, mos i ndëshkoni ata,"-tha ai. "Unë nuk po them që të pandehurit nuk i kanë kryer krimet. Ata mund ta kenë bërë një gjë të tillë. Por, procesi gjyqësor duhet të jetë transparent dhe i besueshëm. Ndëshkimi i njerëzve të gabuar i bën ata dash për kurban."

Fjalimi që po mbante u shkëput në Facebook, por njerëzit në gjykatën thanë se gjykatësi bëri betimin ligjor para portretit të ish-mbretit të Tajlandës para se të nxirrte pistoletën dhe të qëllonte veten. Ai u dërgua në spital dhe raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.

Nuk është e qartë pse Gjykatësi Pianchana u përpoq të vriste veten.

Suriyan Hongvilai, zëdhënësi i gjykatës, tha për agjencisë së lajmeve AFP se Pianchana qëlloi veten për shkak të "stresit personal".

Por mediat lokale raportojnë se ai qëlloi veten për shkak të çështjes që po gjykonte në atë moment.

Në një postim të gjykatësit në Facebook para tentativës për vetëvrasje ai shkroi se i kishin bërë presion për të deklaruar fajtor 5 burrat pavarësisht mungesës së provave.

"Nëse unë nuk mund  të mbaj dot betimin për detyrën, më mirë të vdes sesa të jetoj pa nder,"-shkroi ai.

Kritikat ndaj sistemit gjyqësor nga vetë gjyqtarët janë jashtëzakonisht të rralla në Tajlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat