Forca ushtarake të Turqisë në kufirin sirian

Azia

Forca ushtarake të Turqisë në kufirin sirian

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:31
Forca ushtarake të Turqisë në kufirin sirian

Turqia ka dërguar forca dhe pajisje shtesë në kufirin me Sirinë, në rrethin Akcakale, raportojnë media, dhe pamjet e ushtrisë dhe pajisjeve po shpërndahen në rrjetet sociale.

Forcat shtesë turke kanë mbërritur pasi presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ai po planifikon një operacion kundër Forcave Demokratike Siriane, një formacion kurd i mbështetur nga SHBA.

Erdogan ka deklaruar më parë se Ankaraja ka përfunduar përgatitjet, ka bërë një plan dhe "ka lëshuar urdhrat e nevojshëm" për operacionet në veri të Sirisë.

Siç tregojnë pamjet dhe fotografitë, një kolonë e automjeteve ushtarake dhe autobusëve raportohet se po shkon drejt kufirit sirian.

Prania e helikopterëve në zonë u intensifikua gjithashtu.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat