Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra ujgurë më sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena - Bota Sot
Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra ujgurë më sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena

Azia

Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra ujgurë më sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:27
Foto

Një video rrëqethëse e filmuar nga ajri me dron në Kinë, është shfaqur në internet ku shihen qindra burra me sy të lidhur që nxirren nga vagonët e trenave nga perona të armatosur.

Besohet se është vazhdimësi e presionit të autoriteteve kineze, që kryejnë mbi myslimanët Ujgurë në perëndim të provincën kineze Xinjiang.

NN ka publikuar pamjet ku shihen qindra persona të veshur me rroba me ngjyrë të kaltër, mbi të cilat shkruan “Qendra e paraburgimi Kashgar”.

Ata kishin kokat e rruara, duart e lidhura prapa shpinës dhe shumica i kishin edhe sytë e mbyllur. Derisa po qëndronin të ulur në një oborr të madh, ata mbikëqyreshin nga forca të shumta të armatosur deri në dhëmbë.

Në anën tjetër, autoritetet kineze kanë vendosur të heshtin lidhur me këtë video dhe nuk po u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Autoritet në Xinjiang kanë dhënë vetëm versionin zyrtar, duke pretenduar se bëhet fjalë për kriminelë.

“Xinjiang është duke tentuar t’i thyejë kriminelët që kanë kryer krime dhe kjo nuk ka të bëjë me përkatësinë e tyre fetare. Transportimi i të burgosurve është diçka e zakonshme – normale”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Siç raporton CNN, në Kinë është bërë praktikë që të burgosurit të transportohet me sy mbyllur. Por, nuk dihet se çfarë krime kanë kryer. Në kanalin e publikuar në YouTube, autori i saj pretendon se është fjalë për shkelje të drejtave që prej vitesh u bëhen Ujgurëve

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...