Ulen protestat në Hong Kong

Azia

Ulen protestat në Hong Kong

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 07:11
Hong Kong

Grupet pro-demokracisë në Hong Kong ulën intensitetin e demonstratave gjatë fundjavës, pasi zyrtarët e qeverisë gjithnjë e më shumë po i kategorizojnë protestat si një kërcënim për sigurinë publike dhe po barazojnë dhunën e kryer nga aktivistët me terrorizmin e brendshëm.

Në një të dielë me shi, mbi 1.000 protestues u ulën në hapësirat e një qendre tregtare në qendër të Hong Kongut, duke brohoritur "luftoni për liri".

Disa aktivistë të maskuar shkaktuan probleme në një restorant të dyshuar në pronësi të një kinezi duke dërguar qindra porosi të rremë të ushqimit në kioska elektronike.

Policia përdori gaz lotsjellës në një zonë ku javën e kaluar një protestues u qëllua me armë.

Për katër muajt e fundit, Hong Kongu është përfshirë nga protesta shpesh masive dhe të dhunshme kundër asaj që shihet si përpjekjet e Pekinit për të gërryer autonominë dhe liritë civile që qyteti me qeveri kineze gëzon nën modelin e tij "një-vend-një sistem".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat