Aktivistët do të protestojnë sërish në Hong Kong

Azia

Aktivistët do të protestojnë sërish në Hong Kong

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 08:32
Pamje nga protestat në Hong Kong

Aktivistët pro-demokracisë në Hong Kong kanë planifikuar të vazhdojnë mbajtjen e marsheve më 14 tetor, pas një fundjave me protesta të dhunshme, në të cilat janë hedhur bomba me naftë, ndërkohë që zyrtarët policorë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Një lagje aftër ndërtesës qeveritare është caktuar si zonë ku do të takohen protestuesit në mesditë sipas kohës lokale.

Një ditë më parë, protestat kanë qenë të qeta, mirëpo më vonë janë përshkallëzuar si pasojë e përleshjeve të policisë me aktivistët.

Tash e gati katër muaj, marshet dhe përleshjet mes policisë dhe protestuesve kanë përfshirë ish-koloninë britanike.

Ato fillimisht kanë nisur për të kundërshtuar një projektligj për ekstradim të të dyshuarve në Kinë, mirëpo pavarësisht pse ky dokument është pezulluar, protestuesit kanë rritur kërkesat e tyre duke kërkuar më shumë demokraci dhe kryrje të reformave në disa fusha.

Rreth 1,700 protestues janë arrestuar prej kur ka nisur shprehja e pakënaqësive, ndërkohë që Kina është treguar mosduruese ndaj tyre, duke i konsideruar protestat si sfidën më të madhe prej kur presidenti kinez, Xi Jinping ka nisur udhëheqësinë më 2012.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, që funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat