Japonia goditet nga tajfuni më i rëndë në dekada

Azia

Japonia goditet nga tajfuni më i rëndë në dekada

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Më shumë se 110 mijë persona janë duke marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit, pasi tajfuni Hagibis ka goditur Japoninë ditën e shtunë.

Tajfuni, i cili po konsiderohet si më i rëndi që ka prekur këtë shtet për dekada, ka lënë të vdekur 37 persona, ndërkohë që 20 të tjerë janë zhdukur.

Tajfuni Hagibis ka detyruar edhe anulimin e tri ndeshjeve në kuadër të Kampionatit Botëror të Ruby-it, ndonëse ndeshja kryesore në mes të Japonisë dhe Skocisë është zhvilluar.

Trajneri i ekipit kombëtar të Japonisë, Jamie Joseph ka përmendur më vonë të prekurit nga ky tajfun.

“Të gjithë ju që po përballeni me tajfunin, kjo ndeshje është për ju. Turma ka qenë masive për ne dhe sot kjo ka qenë më shumë sesa ndeshje”, ka thënë ai.

Hagibis ka prekur tetë rajone të Japonisë, me erëra deri në 225 kilometra në orë.

Është raportuar se 92 mijë shtëpi vazhdojnë të mos kenë energji elektrike dhe 120 mijë të tjera po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, transmeton rel.

Më shumë se 7 milionë banorëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre, mirëpo është konsideruar se vetëm 50 mijë kanë qëndruar nëpër kampe të strehimit.

Kryeqyteti Tokio nuk është dëmtuar derisa zonat afër tij janë vërshuar nga uji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat