Momenti i frikshëm kur besimtarët bërtisnin dhe iknin të tmerruar, nga tërmeti prej 6.4 shkallësh që lëkundi kishën në Filipine ku ata po luteshin

Azia

Momenti i frikshëm kur besimtarët bërtisnin dhe iknin të tmerruar, nga tërmeti prej 6.4 shkallësh që lëkundi kishën në Filipine ku ata po luteshin

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 19:14
Foto

Besimtarët nisën të bërtisnin dhe të iknin të tmerruar, nga tërmeti me 6.4 shkallë të Rihterit, që lëkundi kishën ku ata po luteshin, në ishullin e dytë më të madh të Filipineve.

Pamjet dramatike, tregojnë një kongregacion prej qindra vetave, që këndojnë në qytetin Kidapawan në Mindanao – para momentit të frikshëm kur fillojnë të bërtasin, derisa ndërtesa dridhet.

Tërmeti i fuqishëm, goditi rreth 42 kilometra në veri të General Santos City, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara,gjë që shkaktoi panik në dyqane dhe shtëpi, në të gjithë rajonin.

Në qytetin Datu Paglas, një fëmijë u shtyp për vdekje gjatë shembjes së një shtëpie, ndërsa katër banorë të qytetit të afërt Tulunan u lënduan, kur dy shtëpi të tjera u rrënuan.

Shkaku i dridhjeve të fuqishëm, qindra të pranishëm në një qendër tregtare dolën përjashta me vrap, derisa pacientet u detyruan të largohen prej një spitali. Një burrë i moshuar ka mbetur i lënduar, pasi u godit nga një objekt në rënie, gjatë tërmetit që ndodhi, në orët e hershme të mbrëmjes.

Sizmologët këshilluan banorët që të kontrollojnë shtëpitë e tyre për dëme të mundshme, derisa siguruan që nuk ekziston rreziku për ndonjë cunami, sepse tërmeti ndodhi në tokë, derisa nuk ka raporte për dëme serioze. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat