Rritet në tre numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Azia

Rritet në tre numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:59
Foto

Të paktën tre njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një tërmet me mganitudë 6.4 goditi Filipinet jugore vonë të mërkurën, thanë autoritetet të enjten, raporton Reuters.

Tërmeti rrëzoi fuqinë dhe komunikimet dhe hapi çarje në ndërtesa në qendrën Mindanao.

Dy njerëz u vranë dhe 18 u plagosën në një rrëshqitje në tokë në qytetin Magsaysay në provincën Davao del Sur, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të katastrofave Mark Timbal.

Një vajzë shtatë vjeçare u vra kur një mur në shtëpinë e saj u shemb, tha Reuel Limbungan, kryetar i qytetit Tulunan në provincën e Kotabato Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat