Lëkundet armëpushimi i Turqisë me kurdët

Azia

Lëkundet armëpushimi i Turqisë me kurdët

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 20:57
Siri verilindore

Luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia u përleshën me kurdët në disa pjesë të Sirisë verilindore sot.

Të dy palët fajësuan njëra-tjetrën për luftimet që kanë tronditur armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Turqia ra dakord të enjten të pezullojë operacionet e saj në Siri për pesë ditë, por Presidenti Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi të premten se do të rifillojë një operacion në shkallë të plotë kundër forcave kurde nëse ato nuk tërhiqen nga një "zonë e sigurt" e kufirit.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se Ankaraja po bashkërendonte me Uashingtonin që marrëveshja të mbahej plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat