Japonia zgjedh perandorin e ri, shteti fal 500 mijë njerëz për nder të tij - Bota Sot
Japonia zgjedh perandorin e ri, shteti fal 500 mijë njerëz për nder të tij

Azia

Japonia zgjedh perandorin e ri, shteti fal 500 mijë njerëz për nder të tij

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 08:45
Foto

Naruhito është zgjedhur perandor i ri i Japonisë. Pas kryerjes së një vargu të ceremonive të lashta, të cilat përfunduan me shfaqjen e tij në fron bashkë me bashkëshorten, ai u zotua se do të jetë pranë popullit.

Ceremonia zyrtare e caktimit të perandorit të ri u përcoll nga rreth dy mijë mysafirë, përfshirë udhëheqës shtetesh dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga 180 vende të ndryshme.

Për ta shënuar këtë ngjarje, qeveria japoneze i fali më shumë se 500 mijë njerëz, të cilët kanë bërë shkelje të vogla, përfshirë mosrespektimin e rregullave të komunikacionit.

Naruhito tha se do ta vazhdojë punën e babait të tij, Akihito, dhe se do të veprojë sipas kushtetutës, e cila e përshkruan perandorin si simbol të shtetit dhe të unitetit të popullit. Ai gjithashtu uroi që populli japonez dhe e tërë bota të kenë lumturi dhe paqe.

“Shpresoj sinqerisht që vendi ynë, përmes urtësisë dhe përpjekjeve të veta të pandalshme, të arrijë zhvillim më të madh dhe të kontribuojë për miqësi dhe paqe në komunitetin ndërkombëtar dhe për mirëqenie për njerëzimin”, tha perandori i ri.

Zgjedhjen në fron perandorit Naruhito ia uroi kryeministri japonez, Shinzo Abe, i cili tha: “Do ta bëjmë më të mirën tonë që të krijojmë një të ardhme të ndritshme, paqësore dhe me plotë shpresë për Japoninë”, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat