Afganistan, forcat amerikane vrasin 80 talibanë

Azia

Afganistan, forcat amerikane vrasin 80 talibanë

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 14:23
Afganistan

Më shumë se 80 luftëtarë talibanë janë vrarë në sulmet ajrore nga forcat afgane dhe amerikane në provincat Kandahar dhe Faryab të Afganistanit në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët.

Abdul Kareem, shefi i policisë në provincën veriore Faryab, tha të dielën se një grup luftëtarësh talibanë kryen një sulm në pikat e kontrollit të sigurisë në rrethin e Pasunkunkot të shtunën mbrëma dhe ishin në shënjestër të sulmeve ajrore nga Forcat Ajrore te Afganistanit.

Ai për Anadolu Agency tha se të paktën 53 luftëtarë talebanë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.

Në provincën jugore të Kandaharit, forcat amerikane kryen sulme ajrore në rrethet Maruf dhe Shah Wali Kot, duke vrarë 33 luftëtarë talibanë dhe duke plagosur tetë të tjerë, thuhet në një deklaratë nga selia e policisë provinciale.

Talibanët. ndërkohë, pretendohet të ketë goditur një karvojë amerikane në Kandahar në një sulm të pajisjes shpërthyese të improvizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat