Disa anëtarë të Parlamentit Evropian vizitojnë Kashmirin e kontestuar

Azia

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian vizitojnë Kashmirin e kontestuar

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 14:27
Forca të sigurisë në Kashmir.

Një delegacion i anëtarëve të Parlamentit Evropian pritet të vizitojë rajonin e kontestuar të Himalajeve në Kashmir.

Delegacioni do të vizitojë Srinagarin, qytetin kryesor në Kashmirin e kontrolluar nga India më 29 tetor.

Pakistani me shumicë myslimane dhe India e drejtuar nga hindusët janë përfshirë në tri luftëra prej kur kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947, dy prej të cilave janë kontrolluar nga Kashmiri, rajon i ndarë, për të cilin kanë pretendime të dyja shtetet.

Një vendim i Nju Delhit në muajin gusht për të tërhequr stautusin e veçantë kushtetues për Kashmirin e kontrolluar nga India dhe shpallja e shtet-rrethimit pati nxitur tensione të reja në mes të dy rivalësve të Azisë Jugore.

Nju Delhi ka mohuar qasjen në këtë rajon, raportuesve specialë të Kombeve të Bashkuara, kongresistëve amerikanë, si dhe gazetarëve të huaj.

Delegacioni i Bashkimit Evropina në Indi ka thënë se vizita është “jozyrtare” dhe është duke u kryer nga disa anëtarë në “kapacitet personal”.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi është thënë se vizita do t’i krijojë delegacionit “një pamje të qartë të zhvillimit dhe prioriteteve qeveritare në rajon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat