Përgjaket sërish Rripi i Gazës, 69 të plagosur nga përplasjet mes palestinezëve dhe izraelitëve

Azia

Përgjaket sërish Rripi i Gazës, 69 të plagosur nga përplasjet mes palestinezëve dhe izraelitëve

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 07:29
Rripi i Gazës

Rripi i Gazës vazhdon të ketë përplasje të përgjakshme mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Së fundmi ka ndodhur një tjetër përplasje ku 69 palestinezë janë plagosur si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” në Rripin e Gazës nën bllokim.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore janë plagosur 69 palestinezë prej të cilëve 29 me plumba të vërtetë dhe pjesë nga shrapnelë.

Kujtojmë se që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Por të sheshpta kanë qenë sulmet sidomos të izraelitëve të cilat kanë shkaktuar viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat