Gjashtë të vdekur e 36 të zhdukur nga cikloni në Bangladesh

Azia

Gjashtë të vdekur e 36 të zhdukur nga cikloni në Bangladesh

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Bangladeshi është goditur rëndë nga cikloni “Bulbul” në natën mes të shtunës dhe të dielës, duke lënë të vdekur gjashtë persona të vdekur dhe 36 peshkatarë të zhdukur.

Zyrtarët thanë se evakuimi i njerëzve ka ndikuar që numri i viktimave të jetë më i vogël dhe se gjendja më e rëndë tashmë ka kaluar.

Autoritetet njoftuan se rreth 30 persona janë lënduar nga stuhia, ndërsa rreth gjashtë mijë shtëpi janë shkatërruar plotësisht ose tërësisht.

Pesë nga gjashtë personat e vdekur e humbën jetën nga rrëzimi i drunjve. Në mesin e viktimave është një grua 52 vjeçe, e cila e kaloi natën në një strehimore. Ajo u kthye në shtëpinë e saj të dielën dhe vdiq kur një dru u rrëzua mbi atë shtëpi. Një viktimë tjetër, një peshkatar 60 vjeç, kishte refuzuar të zhvendoset.

Rreth dy milionë njerëz nga rajonet bregdetare të Bangladeshit janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në rreth 5500 strehimore. Stuhia solli erëra me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, ndërsa disa zona bregdetare u vërshuan nga uji, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat