Irani thotë se ka gjetur rezerva prej 53 miliardë fuçish nafte

Azia

Irani thotë se ka gjetur rezerva prej 53 miliardë fuçish nafte

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Irani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se janë zbuluar rezerva prej 53 milionë fuçsh nafte në pjesën jugperëndimore të këtij vendi. Kjo shifër paraqet një të tretën e rezervave të përgjithshme.

Ky zbulim erdhi në kohën kur Irani është bërë pjesë e sanksioneve të ashpra amerikane dhe përpjekjeve diplomatike për ta shkëputur atë nga tregu ndërkombëtar i karburanteve.

“Sot po i njoftojmë Shtetet e Bashkuara se ne jemi vend i pasur dhe pavarësisht urrejtjes dhe sanksioneve tiranike të tyre, punëtorët dhe inxhinierët e industrisë së naftës në Iran kanë arritur që me sukses ta zbulojnë këtë fushë të madhe nafte”, tha Rohani gjatë një fjalimi në qytetin qendror të Yazd-it.

Rohani tha gjithashtu se gjendja ekonomike e Iranit është duke u përmirësuar dhe se inflacioni është mbajtur nën kontroll, duke shtuar se vendi ka qenë viktimë e presionit nga fuqitë e huaja dhe se populli ka kaluar nëpër kohë të vështirë.

Sipas të dhënave të Administratës Informuese të Energjisë në Shtetet e Bashkuara, Irani shtrihet mbi rezervat e katërta më të mëdha në botë të naftës dhe mbi rezervat e dyta më të mëdha në botë të gazit natyror.

Eksportimi i naftës sjell të ardhura jetike për Iranin, i cili po përpiqet t’i ruajë marrëdhëniet tregtare me Kinën, Rusinë dhe Perëndimin përballë sanksioneve amerikane, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat