Momenti kur polici qëllon me armë protestuesin në Hong Kong

Azia

Momenti kur polici qëllon me armë protestuesin në Hong Kong

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një zyrtar policor ka qëlluar me armë një protestues gjatë demonstratave të dhunshme në Hong Kong

Videoja e postuar në Facebook, shfaq policin duke ia drejtuar revolen një protestuesi që po mundohej të bllokonte rrugët.

E kur një tjetër që mbante maskë u mundua t’i dalë në ndihmë protestuesit, polici pa u menduar dy herë e qëlloi me revole, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, polici shkrep edhe dy plumba edhe pse në raport thuhet se vetëm një person është lënduar në këto të shtëna.

Pas të shtënave mund të shihet 21-vjeçari i shtirë në tokë me sy të hapur dhe i larë në gjak. Gjendja e tij shëndetësore ishte kritike dhe për këtë u dërguar për tretman në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat