Viktima të reja në protestat në Irak

Azia

Viktima të reja në protestat në Irak

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:59
Nga protestat në Irak...

Katër protestues irakianë u vranë dhe rreth 130 të tjerë u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë në qytetin Nasirijah.

Komisioni i Lartë i Irakut për të Drejtat e Njeriut, i cili raportoi për vdekjet, tha se dhuna është "për keqardhje" dhe shtoi se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Protestat në Irak, për shkak të korrupsionit dhe përkeqësimit të kushteve të jetës, kanë nisur qysh në fillim të muajit të kaluar.

Që nga ajo kohë, së paku 320 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Protestuesit kërkojnë t'i jepet fund korrupsionit, të rriten mundësitë për vende pune dhe të përmirësohen shërbimet bazë, si furnizimi me energji elektrike.

Autoritetet, në disa raste, kanë thënë se problemet e Irakut "nuk mund të zgjidhen brenda natës".

Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në botë, por niveli i përgjithshëm i varfërisë qëndron në mbi 20 për qind të popullsisë.

Papunësia e të rinjve është 25 për qind - dyfishi i nivelit të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat