Liderët e Hong Kongut paralajmërojnë se qyteti është në “prag të mos kthimit prapa”

Azia

Liderët e Hong Kongut paralajmërojnë se qyteti është në “prag të mos kthimit prapa”

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 21:08
Foto

Demonstratat e dhunshme që kanë hyrë në javën e pestë, e kanë bllokuar jetën normale në Hong Kong, derisa ka rrezik se kriza mund të del në tërësisht prej kontrollit dhe të mos mund të ndalohet më.

Carrie Lam është shefja ekzekutive e Hong Kongut, që gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot pasdite, dënoi skenat e dhunshme të protestave ku 60 persona mbetën të lënduar.

Ajo tha se trazirat e që u përshkallëzuan e sollën Hong Kongun “në prag të mos kthimit prapa” dhe se qeveria nuk do t’iu nënshtrohet kërkesave të protestuesve.

“Nëse dikush mendon se duke përshkallëzuar dhunën me protesta të vazhdueshme në Hong Kong, do ta nënshtrojë qeverinë në pushtet, unë iu sqaroj se kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Lam.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit vazhduan me hedhjen e molotovëve dhe gurëve, ndërtuan barikada dhe ndezën zjarre, derisa e bllokuan edhe tunelin kryesor në udhëkryqin që e lidhë Hong Kongun me Kowloon.

Në total, demonstruesit i bllokuan shumë rrugë dhe vandalizuan në mbi 120 lokacione të ndryshme, thuhet në raportin e policisë.

Raportohet se gjatë ditës së sotme, policia ka vazhduar të shpërndajë demonstruesit me gaz lotsjellës, ndërsa ka shtënë edhe me armë zjarri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat