Prindërit mostra, mbanin djalin në kafaz macesh, e djegin për vdekje me ujë të valuar

Azia

Prindërit mostra, mbanin djalin në kafaz macesh, e djegin për vdekje me ujë të valuar

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:03

Prerjet në fytyrën e një djali 5-vjeçar, që u dogj për vdekje nga prindërit e tij, u shkaktuan nga një kafaz macesh ku u mbajt i mbyllur brenda, u tha në një gjykatë.

Prindërit e vogëlushit, Azlin Arujunah dhe Ridzuan Mega Abdul Rahman, të dy 27 vjeç, akuzohen se derdhën ujë të valuar mbi djalin e tyre në shtëpinë e tyre në Singapor 3 vite më parë.

Gjatë ditës së parë të gjykimit të tyre, gjykata dëgjoi se 5-vjeçari ishte mbajtur në një kafaz macesh dhe u torturua me lugë të nxehtë dhe pincë për muaj të tërë para se të vdiste.

Vdekja e tij u shkaktua nga një goditje në kokë dhe derdhje e ujit të nxehtë 92 gradë celsius në trup.

Mjeku Chan Shijia që ekzaminoi kafazin tha se djali mund të ishte gërvishtur nga shufrat metalike ndërsa lëvizte brenda tij.

Fotot e trupit të djegur të djalit dhe prerjet në trupin e tij, përfshirë dëmtimet në fytyrë dhe kokë, ju treguan gjykatës me një video.

Ndër listën e dëmtimeve të tmerrshme ishin djegie të shkallës së dytë dhe të tretë që mbulonin 75% të trupit të djalit, lëndime akute të veshkave, dehidratim, hundë të thyer, prerje në fytyrën e tij dhe vonesë të të folurit.

Fëmija, i cili nuk është identifikuar për shkak të një urdhri gjyqësor, vdiq vetëm një ditë pasi u dërgua në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat