Protestuesi irakian merr me vete në demonstrata luanin, e mbështjell me flamur

Azia

Protestuesi irakian merr me vete në demonstrata luanin, e mbështjell me flamur

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një burrë në protestat që po zhvillohen në Irak është shfaqur me një luan, të cilin e kishte mbështjellë me flamurin kombëtar. Luanin e kishte marrë me vete duke shëtitur nëpër rrugët e Bagdadit.

Të paktën 320 persona kanë pësuar nga fillimi i protestave më 1 tetor, kurse mijëra tjerë janë plagosur.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë nuk kanë hezituar të shkrepin plumba gome dhe gaz lotsjellës, direkt në trupat e demonstruesve.

E në përleshjet e fundit kanë humbur jetën katër demonstrues, tre prej të cilëve nga gazi lotsjellës që kishin fuqi ngufatëse dhjetë herë më të madhe sesa gaz lotsjellës i zakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat