Protestuesit e Hong Kongut e qëllojnë me shtizë një polic

Azia

Protestuesit e Hong Kongut e qëllojnë me shtizë një polic

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 11:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një polic në Hong Kong është qëlluar me shtizë në këmbë të dielën gjatë përleshjeve pranë një kampusi universitar. Ky incident ndodhi kur situata e sigurisë në qytetin e kontrolluar nga Kina po del nga kontrolli.

Qindra protestues vendosën barrikada në rrugë dhe e sulmuan policinë me tulla në kampusin universitar në Hung Hom. Autoritetet u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe kamionë me ujë.

Në kohën kur janë rritur tensionet, protestuesit kanë filluar të përdorin edhe shtiza kundër policisë. Mediet lokale raportuan se një polic u qëllua në këmbë gjatë një përleshjeje të dielën pasdite.

Sipas deklaratës së policisë, personi i qëlluar me shtizë ka vetëdije dhe është dërguar në spital për trajtim.

Gjatë fundjavave të kaluara, protestuesit i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar pengesa të mëdha për zhvillimin e transportit publik.

Protestat në Hong Kong filluan para gati gjashtë muajve për shkak të një ligji kundërthënës për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.

Në anën tjetër, Kina i ka dënuar këto protesta dhe i ka akuzuar shtetet perëndimore për nxitje të konfliktit dhe për ndërhyrje në çështjet e brendshme të qytetit me autonomi të kufizuar, shkruan “CNN”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat