GjND-ja po e shqyrton hetimin e krimeve të supozuara të ushtrisë britanike

Azia

GjND-ja po e shqyrton hetimin e krimeve të supozuara të ushtrisë britanike

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund t’i fillojë hetimet e para kundër ushtrisë britanike pas raportimit të BBC-së për dyshimet lidhur me krimet e luftës që disa ushtarë britanikë mund t’i kenë kryer në Irak dhe Afganistan.

Në një emision të BBC-së u raportua se janë gjetur dëshmi që shtetit britanik i ka fshehur rastet e vrasjes së civilëve nga ushtarët që ishin duke shërbyer në misionet paqësore në Irak dhe Afganistan.

Gjykata më e lartë ndërkombëtare tha se i ka marrë shumë seriozisht këto gjetje, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Britanisë deklaroi se këto dyshime janë të pabazuara, duke shtuar se ka bashkëpunuar plotësisht me këtë organ ndërkombëtar dhe nuk sheh arsye për ndërhyrje shtesë të kësaj gjykate.

Fillimi i hetimeve zyrtare nga gjykata me seli në Hagë të Holandës do të ishte rasti i parë që ajo merr masa ligjore ndaj shtetasve të Britanisë së Madhe për krime lufte.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se do t’u shqyrtojë të dhënat e paraqitura në emisionin e BBC-së dhe do të hapë rast gjyqësor, nëse vërtetohet se qeveria britanike i ka mbrojtur ushtarët nga ndjekja penale.

Kjo gjykatë më parë kishte arritur në përfundim se ka dëshmi të besueshme që trupat britanike kanë kryer krime lufte në Irak. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për keqtrajtimin e personave të ndaluar.

Dyshime për krime lufte të ushtarëve britanikë në Lindje të Mesme kanë ngritur edhe disa ish-hetues anglezë, të cilët thanë se kanë gjetur dëshmi që ka pasur shumë abuzime në Basra, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat