Vdesin punonjësit e funeralit pasi përballen me tufën e grerëzave

Azia

Vdesin punonjësit e funeralit pasi përballen me tufën e grerëzave

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 23:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë vrarë dhe pesë janë lënduar pasi një tufë grerëzash sulmoi një familje gjatë një shërbimi funeral në Kinë.

Tetë anëtarë të familjes Pang u përballën me insektet të shtunën (16 nëntor).

Tetë burrat ishin të moshës midis 45 dhe 87 vjeç, dhe besohet se kanë qenë në këmbë kur hasën në foletë e grerëzave në fshatin Tangdu.

Sipas mediave lokale, një burrë 70-vjeçar vdiq nga anafilaksia (një reagim i rëndë alergjik ndaj goditjeve) në vendin e ngjarjes para se viktimat të dërgoheshin në Spitalin Xingye.

Ndërsa dy burrat e tjerë, të moshës 60 dhe 87 vjeç ndërruan jetë në spital për shkak të tronditjes anafilaktike fatale.

Pesë të afërmit që mbijetuan po trajtohen që ti mbijetojnë plagëve, por janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat