Sulme ajrore nga forcat ruse në Siri, 6 civilë dhe 4 fëmijë të vdekur

Azia

Sulme ajrore nga forcat ruse në Siri, 6 civilë dhe 4 fëmijë të vdekur

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 07:53
Siri

Vazhdojnë sulmet e përgjakshme në Siri. Së fundmi raportohet për 10 viktima, 6 civilë dhe 4 fëmijë.

Sulmet ajrore u bënë nga forcat ruse në Idlib zonën veri-perëndimore të Sirisë që më herët është shpallur zonë e mbrojtur nga aktet e agresionit.

Avionët luftarakë rusë kryen sulme ajrore në rrethin Marratinnuman dhe në fshatrat Babila, Ayn Krey, Al Sirixh ve Al Hamidiyah në Idlib, ndërsa ushtria e Bashar Bashar al-Asadit ka sulmuar me artileri qytezën Bidama dhe katër fshatra në Idlib.

Mësohet se nga sulmet e bëra në Idlib, muajin e kaluar kanë mbetur të vdekur 75 civilë dhe 13 fëmijë.

Kujtojmë që Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e vitit të kaluar për ta shpallur Idlibin një zonë të deeskalimit ku shprehimisht aktet e agresionit janë të ndaluara.

Regjimi sirian dhe aleatët e tij, megjithatë, kanë thyer vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat