Interesim i madh për zgjedhjet lokale në Hongkong

Azia

Interesim i madh për zgjedhjet lokale në Hongkong

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 12:17

Prej muajsht të tërë në Hongkong po mbahen protesta të dhushme kundër autoriteteve të afërta me Kinën.

Zgjedhjet e sotme në Hongkong konsiderohen si shumë të rëndësishme, për shkak të protestave dhe dhunës që po zgjatë më shumë se pesë muaj në këtë vend.

Shikuar nga sinjalet e para, pritet që kandidatët e forcave demokratike të fitojnë një numër më të madh votash. Forcat e afërta me Kinën deri tani kanë mbajtur rreth tri të katërtat e posteve në pushtetin lokal në Hongkong.

Më shumë se 1000 kandidatë

Të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme lokale kanë më shumë se 4,1 milionë banorë të Hongkongut, të cilët do të zgjedhin 452 këshilltarë në 18 qarqe. Më shumë se 1000 kandidatë kanë kandiduar në zgjedhje.

Image

Numërimi i votave fillon menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. Por mendohet se numërimi do të zgjatë më shumë se herave të tjera, për shkak të interesimit të madhe të votuesve. Që nga orët e para të mëngjesit në Hongkong janë krijuar radhë të gjata për votime. Deri në mesditë sipas kohë lokale kanë votuar rreth 50% e votuesve. Rezultatet e para pritet të publikohen të hënën.

Vetëm në dy javët e fundit janë regjistruar disa demonstrata dhe aksione të dhunshme mes demonstruesve radikalë dhe forcave policore. Skenat më dramatike janë parë para Universitetit Politeknik. Por tri ditët e fundit para zgjedhjeve, situata ka qenë e qetë. Demonstruesit në Hongkong kanë protuestuar me muaj kundër qeverisë së kryeministres Carrie Lam, e cila konsiderohet shumë e afërt me udhëheqësinë politike në Pekin.

Image

Prej vitit 1997 kjo ish-koloni britanike ka kaluar nën sistemin juridik të Kinës, por atje ende mbretëron rregullimi ligjor "një vend - dy sisteme", që do të thotë se Hongkongu ka një lloj autonomie. Shtatë milionë banorët e Hongkongut kanë të drejta më të mëdha se banorët tjerë të Kinës, por ata kanë frikë se me futjen e tërësishme nën regjimin e Pekinit, do të humbin këto të drejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat